Java e fundit e Kovaçevskit si kryeministër

Ka mbetur më pak se një javë që kur kryeministri Dimitar Kovaçevski duhet ta dorëzojë mandatin e tij si kryeministër, për t’ia lëshuar vendin Talat Xhaferit si kryeministër teknik. Kovaçevski ka drejtuar Qeverinë që nga mesi i janarit 2022, pra 2 vite e 1 muaj. Po si do të mbahet mend nga qytetarët kjo qeverisje?

Java e fundit e Kovaçevskit si kryeministër, ja çfarë thonë qytetarët për punën e tij
Do t’i pyesim qytetarët se për çfarë do ta mbajnë mend kryeministrin dhe qeverinë dhe çfarë duan të ndryshojnë në shtet”, Fazile Halili.

-Politika është… Mos incizo kot është… është e ndyrë në Maqedoni, është marrëzi edhe të flas, njerëz budallenj kanë rënë…

-Do të kisha bërë ndryshime për rrogat së pari, edhe rregullimin e çdo komune, komunat duhet të punojnë më tepër.

-P.sh çfarë?

-Si rrugët, shumë vende ka me gropa, prishen makinat, duhet të punojnë më tepër e jo vetëm të flenë.

-Për çmimet e ushqimeve çfarë mendoni?

-Tepër janë, as në Gjermani as në Amerikë nuk janë kështu çmimet, kam qenë edhe në Amerikë por nuk janë si këtu.

-Shumë mungesa ka!

-P.sh. cilat do i kishit ndryshuar?

-P.sh. për pensionistët, pension që jemi shumë pak.

-Pensionet e ulëta i keni?

-Po të ulëta.

-Ndryshime, edhe një vajzë e kam me fakultet nuk ka punë, punë nuk ka me njoftësi, p.sh. të njoh unë ty, më punëson, jo, jo nuk ka punë!

-Çmimet a mendoni se janë shtrenjtë?

-Shtrenjtë janë shumë, shumë bile jo pak.

-A besoni që në të ardhmen do të ndryshojë?

-Ndoshta ndryshon por vështirë, nuk besoj.

Qeveria teknike pritet të votohet të dielën që vjen, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të mbahen më 8 maj. Bashkë me to do të mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu