Je çift? Zbulo nëse ke lidhje “të çmendurish” apo lidhje “pensionistësh”

Shkencëtarët nga Universiteti i Ilinoisit zhvilluan një eksperiment me 376 çifte të dashuruarish. Ata u përpoqën të kuptonin se si ndjenjat e njerëzve ndryshojnë me kalimin e kohës dhe vëzhguan secilin çift për rreth 9 muaj. Si rezultat i eksperimentit, u identifikuan 4 lloje kryesore të çifteve.

Konfliktualë, por pasionantë
Ky është lloji i marrëdhënies tuaj nëse:

Ju kaloni shumë kohë së bashku.

Takimet tuaja gjithmonë janë të ndritshme dhe plot pasion.

Bashkimi juaj karakterizohet nga grindje të shpeshta dhe pajtimi pasionant.

Niveli i ndjenjave tuaja ndryshon vazhdimisht.

Ju largoheni për një kohë, filloni të ndjeni mungesën e njëri-tjetrit dhe rendni përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Çiftet e tilla janë vazhdimisht në situatën ku “gjithçka është e komplikuar”, por ato nuk ndahen më shpesh sesa llojet e tjera të çifteve.

Ata që dashurojnë dramën
Ky është lloji i marrëdhënies tuaj nëse:

Ka shumë ulje dhe ngritje në marrëdhënien tuaj.

Ju tentoni të merrni vendime bazuar në ndonjë përvojë negative nga e kaluara, ose nga jeta përtej kufijve të marrëdhënies.

Për pjesën më të madhe të kohës që shpenzoni së bashku, flisni për marrëdhënien.

Ju preferoni të kaloni kohën tuaj të lirë veçmas nga njëri-tjetri, secili me miqtë e vet.

Pjesëtarët e këtyre çifteve ndahen dy herë më shpesh se të tjerët. Më pak se gjysma e çifteve të tilla që merrnin pjesë në eksperiment u martuan.

Njerëzit e festave
Ky është lloji i marrëdhënies tuaj nëse:

Ju shpesh komunikoni përmes rrjeteve sociale.

Ju jeni një çift shumë i shoqërueshëm dhe keni shumë miq me të cilët rrini së bashku.

Mbrëmja ideale për ju është të luani Monopoly me miqtë, një darkë së bashku, ose të rrini në një klub nate deri në agim.

Ju jeni të kënaqur nëse flisni për cilëndo një gjë me njëri-tjetrin.

Marrëdhënie të tilla konsiderohen mjaft të forta, sepse ato bazohen në ndjenja miqësore. 2/3 e çifteve në eksperiment u martuan.

Të orientuar drejt njëri-tjetrit
Ky është lloji i marrëdhënies tuaj nëse:

Ju kaloni shumë kohë së bashku.

Ju keni hobi dhe interesa të përbashkëta.

Ju me dashje merrni vendime në lidhje me zhvillimin e marrëdhënies tuaj.

Ju keni të njëjtat pikëpamje se ku dhe si të kaloni pushimet.

Ju përpiqeni të zgjidhni konfliktet duke kërkuar kompromisin.

Ky lloj i marrëdhënies doli të jetë më i lumturi: 90% e çifteve pjesëmarrëse krijuan familje të forta.

Çfarë konkluzioni arritën shkencëtarët?

Bazuar në rezultatet e studimit, shkencëtarët erdhën në konkluzione mjaft të qarta. Ndjenjat e “konfliktualë, por të pasionuar” digjen dhe zhduken mjaft shpejt. Betejat e vazhdueshme midis “dashuruesve të dramës” gjithashtu çojnë në ndarje. Por “njerëzit e festave” dhe ata “të orientuar drejt njëri-tjetrit” krijojnë familje të forta në shumicën e rasteve.

Natyrisht, formula ideale nuk ekziston dhe gjithësecili vendosin vetë se si të dashurojë. Por të kuptuarit e llojit të marrëdhënies tënde do të sjellë patjetër ndryshime pozitive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu