“Je djalosh i ri! Mos më trego mua ti, të të vijë zor!” Plas sherri në studion televizive shqiptare

Aksioni i Policisë së Shtetit për ndalimin e sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë në Durrës, ka sjellë nxehjen e gjakrave mes dy panelistëve në emisionin “Studio e Hapur”.

Një sherr verbal ka plasur mes gazetarit Basir Çollaku e ish kreut të SHISH Fatos Klosi. Gazetari e ka akuzuar ish kreun e SHISH se ai ka për detyrë që të mbrojë kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm. Por kundërpërgjigja ka qenë e ashpër.

Për më tepër lexoni debatin e mëposhtëm:

Basir Çollaku: Di që prokuroria ka vajtur shumë vonë në vendin e ngjarjes. Kreu i Antimafias italiane tha se merita i takon policisë. Kemi ndryshime deklaratash.

Klosi: Analizën e bën kallaballëku.

Çollaku: Po po, thuaje…

Klosi: Ky fjalimi yt është politik.

Collaku: Qesh, qesh

Klosi: Mos qesh se nuk më njeh fare.

Çollaku: Po si s’të njoh?! Këtu ke jetuar në Shqipëri

Klosi: Ke dyfish më pak moshë sesa unë. Fjalimi yt ishte politik. Ti do që edhe ta përziejmë, por i ke gabim. Spo bëj analizë fare.

Çollaku: I keni të dhënat e pasakta

Klosi: Nuk bëhen kështu parashikimet, me paragjykime. Do të shash kryeministrin, ministrin, por nuk është serioze kjo. Po të qaj hallin.

Collaku: Detyra jote është që të mbrosh kryeministrin

Klosi: Mos mo, je djalosh i ri. Mos më trego mua ça po bëj. Duhet të vijë zor. Zor të të vij. Nuk nervozohem. Kam dëgjuar më shumë rëndë për mua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu