Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian para vitit 2025.
Deklarata është bërë nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, raporton media serbe Tanjug, i cili u shpreh se mendonte që Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen anëtare të BE-së para 2025-ës.
Por në deklaratën e tij shihet që ai nuk ka përmendur Shqipërinë, si pjesë e Ballkanit perëndimor.
Presidenti i Komisionit Evropian është takuar me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, dhe ka deklaruar se është i kënaqur me qëllimin e Bullgarisë për të vendosur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mesin e përparësive gjatë presidences së saj të BE-së, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. /albeu










