Jep dorëheqje gjykatësja që dënoi me 2000 euro prokuroren Fatime Fetai

Gjykatësja Tatjana Mihailova ka dhënë dorëheqje nga Gjykata Themelore, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase “Utrinski Vesnik”. Arsyet e dorëheqjes akoma nuk janë bërë të ditura.

Ky veprim vjen pasi më shumë gjyqtarë u ankuan deri te Gjykatën e Lartë në lidhje me orarin vjetor që ishte përgatitur pikërisht nga Mihailova, ku atyre pa konsultim ju caktuan vende të reja pune. Mihailova është gjyqtare e rastit për dhunën në komunën Qendër, të hapur nga PSP, ku i dyshuar kryesor është ish kryeministri Nikola Gruevski.

Mihajlova në seancën e fundit kishte ndëshkuar Katica Janevan dhe Fatime Fetain me 2 mijë euro për “mospërfillje të gjykatës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu