Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Hollandë i cili u alivanos gjatë seancës për koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit i Holandës, Bruno Bruins, i cili një ditë më parë u alivanos gjatë një seance mbi koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi publik holandez NOS raportoi se Bruins ka paraqitur dorëheqjen, duke cituar si shkak ngarkesën e madhe të punës. Të mërkurën në mbrëmje, Bruins u alivanos gjatë një seance parlamentare në lidhje me masat kundër koronavirusit.

“U alivanosa nga lodhja e javëve të ngarkuara. Tani ndihem më mirë”, shkroi Bruins në Twitter pas ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu