Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit

Kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Jaber Al Sabah, ka paraqitur dorëheqjen e kabinetit të tij, tha sot zëdhënësi i qeverisë Tareq Al-Mezrem, raporton Anadolu.

Dorëheqja vjen pas një mocioni mosbesimi që u ngrit nga ligjvënësit të martën kundër ministrit të Brendshëm, Sheik Khalid al-Jarrah al-Sabah, një anëtar i familjes mbretërore.

Dorëheqja duhet të pranohet nga emiri i Kuvajtit pas së cilës do të formohet Kabineti i ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu