Jep dorëheqjen Monika Kryemadhi. Meta do kryeson me emrin e ri ‘Partinë e Lirisë’ deri në zgjedhjet e reja

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI e cila tashmë do të quhet me emrin e ri, Partia e Lirisë. Gjatë punimeve të Konventës së LSI, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike njoftoi largimin e Kryemadhit.

Me votat unanime të anëtarëve të Konventës, Ilir Meta u zgjodh drejtues i Komitetit Organizator deri në bërjen e zgjedhjeve të reja për kryetar, ndërsa zv/kryetar u zgjodh Agim Nesho.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Bramllari ai që lexoi ndryshimet e Statutit të cilat hynë në fuqi.

Endrit Braimllari: Komiteti Organizator. Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu