Jevtiq: “Serbët e Kurtit” punojnë për Inteligjencën e Kosovës

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, është shprehur se uniteti mes serbëve, sipas tij i krijuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është turbulluar.

Sipas tij “Serbët e Kurtit” nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e prishjes së këtij uniteti. Jevtiq, iu ka referuar kështu serbëve në Kosovë të cilët nuk janë në përkrahje të Listës Serbe, e që sipas tij janë përkrahës të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ne kemi informacione që disa prej tyre punojnë për Inteligjencën e Kosovës”, ka thënë ai.

Ajo që po ndodh këtyre ditëve është alarmante dhe brengosëse dhe do të bëjmë çfarë është e mundur për t’u siguruar që të mos ketë incidente dhe të mos biem në provokime”.

Ai ka thënë se është e qartë se Lista Serbe do t’i fitojë zgjedhjet në komunat kur garon, e në njërën prej tyre, Shtërpce, Jevtiq garon për kryetar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu