Jo Mickovski, por Sela vendos për fatin e Marrëveshjes dhe Qeverisë

Nga: Arsim Zekolli

Hipokrizia e politikes vendore dhe dyftyresise diplomatike nderkombetare vetem sa vjen dhe shtohet nga dita ne dite. Shembulli I fundit eshte trajtimi I Ziadin Seles, pronari I dy votave qe mund te bejne diferencen dramatike ne votimin e Marreveshjes – dhe fatin e koalicionit qeverises – ne Parlamentin e Maqedonise.

Tere spektri vendor-nderkombetar eshte dhene huxhum ne lutje-kercenime ndaj VMRO-se qe te siguron 8 apo 10 votat e nevojshme per te miratuar Marreveshjen, nderkohe qe nga politika vendore dhe diplomatet hipokrit perendimor jo vetem qe nuk vleresohet akti I opozitarit te vetem Sela, por aq me keq – konsiderohet si pune e kryer. Si diqka qe nenkuptohet nga Politikani Shqiptar. Qe nuk vlen te humbet kohe – lere per kercenim, por bile as per falemnderim. LSDM ne heshtje cinike kalkulon se Sela do ua voton Marreveshjen kapitulante, edhe pse po pis-propagandistet e LSDM e quanin Selen “shoven Shqiptar”, ndersa vet Zaev me ngulm tentonte te cvlereson tentim-vrasjen dhe gjakosjen e Seles me qellim qe vetem ai te mbetet hero i 27 Prillit.

Prandaj, nuk duhet lejuar qe interesi cinik I LSDM (dhe partnereve servile nga BDI dhe Besa) si dhe injoranca e diplomateve perendimor te mbulon realitetin pisk ne te cilen po ky Sela mund ti sjell ne momente kyqe.

Pra, fati I Marreveshjes nuk eshte ne duart e Zaev dhe Ali e Gash dhe Menduh, por ne duart e Mickovskit dhe Seles barabart. Me ate dallim qe Sela ka legjitimitet te plote te refuzon (nese deshiron) fal perkrahjes se tij per Referendumin (ne dimesionin e BE dhe NATO), fal tradhetise ndaj tij nga Zoran Zaev personalisht dhe – kuptohet – Ali Ahmetit tradicionalisht. Mjafton qe Sela te insiston ne ndryshim ne Marreveshje ne form te inkorporimit te etnise Shqiptare (dhe tjera) krahas formulacionit etni/Qytetar I Maqedonise Veriore. Ndryshim ky qe nuk has ne asnje kundershtim nga pala Greke. Apo then me “apla” – Greket nuk kundershtojne qe krahas Macedonian / Citizen of North Macedonia te shkruhet edhe Albanian / Citizen of North Macedonia.

Prandaj, nuk eshte diskutabile dhe polemizuese kerkesa eventuale e Ziadin Seles per kete ndryshim diferencues. Pyetja, dilema dhe dyshimi shqetesues eshte pse Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Afrim Gashi dhe Menduh Thaci as qe kan kerkuar qe ai te aplikohet – edhe pse jan ne Qeveri me Zoran Zaev?

Momenti I dyte I harruar nga propaganda e ndyte e LSDM eshte se koalicionimi BDI-LSDM nenkupton fundin e parimit post-zgjedhor “fitues me fitues”. Qe hap shtegun per koalicionime te mundshme post-zgjedhore ne te cilat dominanca BDI nuk vlen fare nese VMRO preferon te koalicionon me ndonje parti Shqiptare konform orientimeve djathtiste.

Jam I bindur se te gjitha keto jan qe tani te qarta per Ziadin Selen. Ashtu si qe ai e ka te qarte se edhe ne e dijme se ne te mungon venddoshmeria per te bere hapin jasht koordinatave te parashikuereshmerise se diktuar nga LSDM, BDI dhe diplomatet perendimore. Besoj se thelle ne vete ai do deshironte te voton kunder dhe t’ua kthen dhjetefisht tradhetite e Zaev, Ali dhe nderkombetareve. Dhe me kete te fiton dominancen mbi shumices se heshtur Shqiptare qe nuk gjen veten ne BDI, Besa, PDSh e aq me pak LSDM, qe kerkon udheheqes qe me ne fund do kupton se pa thene “jo” ndonjehere, askush nuk a vlereson ate “po” qe e perserit perhere. Pse pra, Sela e ka veshtire qe Zaevit dhe Ahmetit t’ua thyen lojen koruptokrate dhe perendimoreve adetin e diskriminit te Shqiptareve si kope delesh qe voton pa mendu fare.

Mbase, nuk eshte friga nga LSDM e BDI, aq sa eshte friga se do i lind ndonje Shpend Ahmet ne parti …

Por, edhe ca shanca do ket Sela qe te demonstron ne realitet se vertet dallon nga te tjeret? Druaj se ky eshte rasti i fundit. Te cilin shum shpejt do e kerkon, por do gjen – asgjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here