Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona synon edhe transferimin e Serge Gnabryt nga Bayern Munich

Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe e ardhmja e tij lidhet me Barcelonën. Sulmuesi polak po kërkon me çdo kusht transferimin në Camp Nou për të punuar nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.

Barcelona dhe Bayern Munich tani janë duke negociuar për të gjetur një marrëveshje, pasi besohet se lojtari me klubin katalunas tanimë vetëm kanë një të tillë.

Por katalunasit unk e duan vetëm transferimin e Lewas, pasi po pëlqejnë edhe sulmuesin tjetër të bavarezëve, Serge Gnabry.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Xavi e pëlqen më shumë gjermanin se sa brazilianin Raphinha për krahun e djathtë të sulmit.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj me bavarezët.

Bayern nuk do të rrezikojë për ta humbur me parametra zero Gnabryn dhe është gati ta lejoj largimin e tij nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove.

Përveç bisedimeve që dy klubet po zhvillojnë për Lewandowskin, tani pritet që në to të përfshihet edhe Serge Gnabry për të cilin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Arsenal, Chelsea e Manchester United. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu