Jo vetëm Milan dhe PSG, “luftës” për Sanches i shtohet edhe një tjetër skuadër e Seria A

Milan dhe PSG janë në garë të fortë për shërbimet e lojtarit të Lille, Renato Sanches. Në fillim mesfushori ishte shumë afër kalimit te kuqezinjtë, por oferta e bërë nga parizienët duket se ka tunduar yllin e Lille.

Por sipas asaj që shkruan “La Parisien” nuk do të “luftojnë” vetëm Milan dhe PSG mes tyre, pasi në orët e fundit edhe një tjetër klub i Seria A, që luan në Champions League është bërë pjesë e garës për shërbimet e Sanches.

Nuk saktësohet nëse është Juventusi apo Interi skuadra që po mundohet ti rrëmbejë portugezin Milanit, por sipas shtypit francez klubi i ri ofron më shumë miliona për Sanches sesa kuqezinjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu