Joe Gomezi vazhdon bashkëpunimin me Liverpoolin

Joe Gomezi ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin, ka njoftuar klubi. Mbrojtësi gjendet tash e shtatë vite në Liverpool, ndërsa vitet e kontratës së re nuk janë bërë të ditur nga klubi.

“Është një moment i veçantë për mua dhe familjen time. Është një vend i pabesueshëm, ndoshta një nga klubet më të mira në botë për momentin, nëse jo më i miri”.

“Mundësia për të zgjatur qëndrimin tim këtu ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”, deklaroi mbrojtës anglez.

Gomezi u transferua në “Anfield” nga Charlton Athletic në verën e vitit 2015.

Ai ka bërë 142 paraqitje për Liverpoolin, duke fituar Ligës e Kampionëve, Ligën Premier, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA World Club.

25-vjeçari ka edhe 11 paraqitje për Anglinë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu