Johanes Hahn: Mos të shkaktohen tensione ndëretnike në periudhën parazgjedhore

Bashkimi Evropian vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë një hap i rëndësishëm për Maqedoninë në pikëpamjen e euro integrimeve, por njëjtë është me rëndësi që të punohet edhe në sferat tjera siç janë prioritetet urgjente reformuese, zbatimi i raportit të Pribes dhe të gjitha elementet nga Marrëveshja e Përzhinos, porositi të premten eurokomisari për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han.

“Është me rëndësi që zgjedhjet të janë të përgatitura mirë dhe të kryhen në mënyrën që askush pastaj nuk do të ketë mundësi që të kritikoje. ODIHR dhe shumë organizata tjera do të janë këtu që të vëzhgojnë dhe pastaj do të japin vlerësim për zgjedhjet. I ftova të gjithë që të kujdesen që PSP ta kryej punën e saj ashtu si duhet dhe ashtu si bëhet kjo gjë nëpër Evropë, është me rëndësi që të respektohet sundimi i të drejtës, nga të gjithë kam marr besimin se ekipi i PSP-së do t`i mundësohet që ta kryej punën e saj. Ka progres edhe në raport me mediet, kjo njashtu është me rëndësi, që të mundësohet që në mënyrë të pavarur dhe profesionale që ta kryejnë punën e tyre”, deklaroi Han.

Han e potencoi faktin se vendi tashmë dy vite po gjendet në një krizë politike dhe se kjo gjë ka reflektuar sidomos mbi ekonominë, kështu që në periudhën e ardhshme është me rëndësi që fokusi të vendoset në atë që është e mirë për qytetarët.

“Kur kam folur me liderët politik kishte progres në raport me takimet e kaluara, atmosfera ishte konstruktive. Njashtu është me rëndësi se si do të udhëhiqen kampanjat zgjedhore, është me rëndësi që të mos nxiten tensione ndëretnike dhe të gjithë duhet ta kanë të qartë se pas zgjedhjeve ekziston një ditë pas, dhe atëherë të gjithë duhet që të punojnë bashkërisht”, vlerësoi Han./Lajmpress.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu