Jovanoviç: Dorëzimi i Kosovës do të hap çështjen e krijimit të Shqipërisë së Madhe

Kryetari i partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç, ka deklaruar se “dorëzimi i Kosovës apo pjesë më të madhe të saj përmes idesë së shkëmbimit të kufijve do të hap çështjen e krijimit të Shqipërisë së madhe, por edhe do të krijojë jo stabilitet në gjithë regjionin, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

“Në mënyrë të kthyeshme hapet çështja e BiH përkatësisht e Republika Srpska, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Një jo stabilitet i madh, ne nuk duam jo-stabilitet dhe luftëra po paqe edhe zhvillim”, ka thënë Jovanoviç.

Sipas tij, është e nevojshme të vazhdohet lufta në skenën ndërkombëtare për tërheqje të njohjeve të Kosovës dhe ka shtuar se ajo që “bënë Daçiq është dëshmi se kjo është e mundshme”.

“Ndërsa në skenën e brendshme serbët duhet ndihmuar materialisht, në logjistikë dhe në mënyrë strategjike për të garantuar siguri nëse shqiptarëve iu bien ndër mend të përpiqen të zgjidhin çështjen me armë ta dinë se do marrin përgjigje me armë”, nënvizoi kreu i DSS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu