“Ju ndihmojmë në çdo forme”: Rusia i përgjigjet thirrjes së Armenisë

Rusia i është përgjigjur brenda pak orësh kërkesës për ndihmë të kryeministrit armen Nikol Pashinyan pas humbjeve të mëdha në betejen për Nagorni Karabakhun përballë Azerbajxhanit. Rusia dhe Armenia kanë një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, mbi të cilën edhe u bë kërkesa e kreut të qeverisë armene.

Kjo marrëveshje parashikon ardhjen në ndihmë ndaj Armenisë nëse ka një konflikt brenda saj apo nëse i rrezikohen kufijtë, ndërkohë që lufta aktualisht po zhvillohet brenda territorit të Azerbajxhanit.
Është pikërisht ky fakt që ka bërë Rusinë të theksojë se ajo do t’i përgjigjet Armenisë “me çfarë do lloj forme që do t’i duhet nëse konflikti në Nagorni Karabakh transferohet në kufijtë armen”.

Praktikisht, Rusia deklaron sipas mediave të huaja se nuk do të ketë një ndërhyrje të saj në luftën që po zhvillohet në Nagorni Karabakh duke i lënë palët që gjejnë vetë një zgjidhje diplomatike, e cila duket vërtetë larg tani që ushtria azere po i afrohet kryeqytetit të armënëve etnikë.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu