Jurgen Klopp ka një paralajmërin për sezonin e ardhshëm të Premier League

‘The Reds’ këtë sukses e arritën në kohë rekorde, shtatë xhiro para përfundimit të Premierligës. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, teksa ende gjendet nën emocionet e këtij suksesi, tashmë ka paralajmëruar rivalët për sezonin e ri.

“Për sa kohë qëndrojmë të përulur dhe të uritur, kemi një mundësi të mirë për të mbetur kundërshtar të fortë për të gjithë”, ka deklaruar Klopp.

“Ka shumë sfida para nesh, jeta është një sfidë dhe sfida jonë tjetër është të luajmë kundër shtatë kundërshtarëve deri në fund të sezonit”.

“Sezonin tjetër nuk do ta mbrojmë titullin, por do ta sulmojmë atë”, ka shtuar Klopp, duke e mbyllur deklaratën në stilin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu