Juventusi dhe Chelsea në bisedime për shkëmbime dhe blerje: Rabiot, Jorginho dhe Lukaku në tavolinë

Drejtuesit e Juventusit kishin udhëtuar në javën e shkuar në Londër, ku ishin takuar me disa klube angleze, në mesin e tyre edhe Chelsea.

Juve dhe Chelsea, janë duke biseduar për shkëmbimin e lojtarëve, ku sipas Calciomercato, Zonja e Vjetër i ka ofruar anglezëve Rabiotin plus 20 milionë euro për kartonin e Jorginhos.

Ky i fundit ka kërkuar largimin nga Chelsea gjatë kësaj vere dhe marrëveshje mund të arrihet, pasi edhe Rabiot pëlqehet nga londinezët. Të dy lojtarët kanë kontratë edhe nga një vit me klubet respektive.

Në anën tjetër Juventusi, thuhet se ka shprehur interesim edhe për sulmuesin Romelu Lukaku, i cili u rikthye te Chelsea, por nuk e gjeti vetën.

Lukaku po e dëshiron kthimin në Itali dhe Chelsea janë të gatshëm të negociojnë me skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Por përveç Juventusit, për lojtarin belg ka interesim edhe nga Interi e Milani.

Lukaku ka kontratë deri në vitin 2026 me Chelsean, ndërsa këtë sezon arriti të shënojë 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu