Juventusi e konsideron të mbyllur marrëveshjen me Pogban

Juventusi ka besim se ata kanë rënë dakord me Paul Pogba për një rikthim të tij në “Allianz Stadium” këtë verë.

Manchester United e ka konfirmuar se Pogba do të largohet nga “Old Trafford” në fund të qershorit, pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me klubin. Largimi i tij i jep fund periudhës së tij të dytë te Djajtë e Kuq, por gjithashtu ai pritet të fillojë një periudhe të dytë te Juventusi.

Juventusi është ‘i sigurt’ se ata tani kanë një marrëveshje për të rikthyer mesfushorin në klub, shkruan 90min.

Pogba kaloi katër sezone të jashtëzakonshme te ‘Zonja e Vjetër’ midis viteve 2012 dhe 2016, duke fituar katër Scudetto radhazi, dy Kupa të Italisë, çmimin ‘Golden Boy 2013’ dhe çmime të tjera individuale.

Juve e shitur francezin te Man Utd për një shumë të madhe prej mbi 100 milionë euro në gusht 2016.

Së bashku me Pogban, Juventusi është afër nënshkrimit të Angel Di Maria. Argjentinasit i skadon kontrata këtë verë, duke u larguar nga PSG pas shtatë sezoneve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu