Juventusi nis bisedimet me Atletico Madridin, gati oferta për rikthimin e Moratas në Serie A

Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas dy viteve të kaluara si i huazuar te Juventusi. Gjiganti italian e kishte mundësinë e blerjes së spanjollit për 40 milionë euro, por nuk e shfrytëzoi atë dhe Morata u rikthye në Wanda Metropolitano.

Sulmuesi spanjoll ka kryer fazën përgatitore me Atleticon, por tani Juventusi sërish po e kërkon rikthimin e tij.

Sipas asaj që ka raportuar Marca, Zonja e Vjetër po planifikon të nis këtë javë bisedimet me Atleticon për ta rikthyer spanjollin në Allianz Stadium.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë është gati të shpenzoj 20 milionë euro për Moratan, edhe pse Atletico pretendon të fitoj më shumë.

Gjithsesi palët pritet të kenë bisedime dhe nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë shkëmbimi mes dy klubeve.

29-vjeçari ka zhvilluar 43 ndeshje në total edicionin e kaluar, ku ka shënuar 11 gola e ka asistuar në tetë të tjerë për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu