Juventusit i kthehen dy prej lojtarëve kryesorë para ndeshjes me Romën

Mediat italiane shkruajnë se dy yjet e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Wojciech Szczesny do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër Romës.

Bonucci humbi ndeshjen e dytë të sezonit të Juventusit kundër Samp për shkak të një dëmtimi, ndërsa polaku nuk ka bërë ende debutimin e tij në Serie A në sezonin 2022-23, pasi mori një dëmtim kundër Atletico Madrid në miqësoren e fundit para-sezonale.

Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com raportojnë se Max Allegri është i bindur se të dy lojtarët do të rikuperohen në kohë për ndeshjen e së shtunës me Romën në “Allianz Stadium”.

Sipas Sky Italia, Szczesny do të startojë ndërsa Bonucci do të marrë një vendim përfundimtar me stafin mjekësor të Juventusit.

Italiani kishte udhëtuar në Marassi të hënën mbrëma edhe pse nuk ishte 100% në formë.

Ndërkohë, Paul Pogba vazhdon rikuperimin dhe pritet të rikthehet në stërvitje në fushë në ditët në vijim. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu