Pas një sëmundje sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.
Ka ndërruar jetë ish- kryetari i komunës së Tetovës dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Zvicër. Alajdin Demiri gjatë mandatit të tij si kryetari i komunës së Tetovës në vitin 1997 ngriti flamurin kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit.
Alajdin Demiri u lind më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – redaksia në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988 ishte profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit.










