Ka nisur rinumërimi në Kosovë, 10 vendvotime janë rinumëruar totalisht

Fletëvotimet e 314 vendvotimeve kanë nisur të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Kjo pasi ka pasur mospërputhje të të dhënave në mes të numrit të partive dhe kolonave në të cilat janë bartur votat pas numërimit.

KQZ-ja ka arsyetuar rinumërimin e këtyre vendvotimeve, për shkak të gabimit teknik gjatë shtypjes së formularëve, raporton KTV.

Në Prishtinë do të rinumërohen 46 vendvotime, në Prizren 26, Pejë dhe Podujevë nga 17 vendvotime dhe disa nëpër komuna të tjera.

KQZ-ja nuk ka komentuar nëse rinumërimi i 314 vendvtimeve do të mund ta ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Procesi i rinumërimit të 314 vendvotimeve pritet të përfundojë brenda 5 ditëve.

Ndërkaq, ende nuk ka filluar numërimi i më shumë se 20 mijë votave me kusht dhe atyre nga diaspora.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu