Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend në emisionin InfoMagazinë.
Ai ka thënë se është në kontakte intenzive me të gjitha partitë parlamentare, shkruan Periskopi.
Veseli është marrë në veçanti me qëndrimin e LDK-së, duke deklaruar që kjo parti është frustruar nga çështja e demarkacionit – duke besuar që opozitarizmi jokonstruktiv i jep vota më shumë.
Më tej, Veseli ka deklaruar që nuk shqetësohet aspak për qëndrimet e Listës Serbe.
Veseli në pjesën tjetër të intervistës i ka bërë thirrje preshevarëve, të cilët i quan vëllezër, që për momentin të mos kërkojnë bashkim me Kosovën sepse kjo mund të cënojë shtetin e Kosovës. /Periskopi










