Kafe apo çaj jeshil në mëngjes? Kë duhet të zgjidhni

Ekspertja e ushqimit, Anna Magee, shpjegon përse duhet të zgjidhni çajin jeshil në vend të kafes për një mëngjes të shëndetshëm.

Parandalon plakjen e trurit

Do të kesh kujtesë të fortë edhe në moshë të vjetër? Çaji jeshil mund t’ua plotësojë dëshirën. Studiemt kanë treguar se çaji jeshil është i pasur me disa përbërës kristalizues që mund të shkojnë në tru dhe të mbrojnë neuronet (qelizat nervore). Çaji jeshil mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e sëmundjes së alcejmerit, një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës.

Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon për të rënë në peshë

Nëse po planifikoni të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë zgjidhja e duhur. Studiuesit kanë zbuluar se çaji jeshil ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe rënies në peshë. Një studim i kryer tek disa gra dhe burra obezë zbuloi se personat që kishin pirë 4 filxhanë me çaj jeshil në ditë për dy muaj kishin pësuar një rënie të konsiderueshme në peshë, krahasuar me ata që kishin konsumuar pije të tjera.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se çaji jeshil ndihmon për largimin e erës së keqe nga goja falë vetive të tij dezinfektues dhe aromatizues.

I pasur me antioksidues

Çaji jeshil ka përmbajtje të lartë të antioksiduesve, të cilët kanë veti anti-inflamatore, kundër kancerit, plakjes etj.

Ndiheni të stresuar? Zgjidhni çajin jeshil në vend të kafes

Shumica nga ne janë të stresuar në pjesën më të madhe të ditës. Kur jemi të lodhur ose të stresuar, pimë kafe për të fituar energji. Por, dozat e larta të kafeinës dhe substanca të tjera stimuluese, të gjendura tek kafja, bëjnë që trupi të prodhojë më shumë hormone stresi. Kjo është edhe arsyeja përse ndihemi nervoz pas një kafeje të fortë. Edhe çaji jeshil përmban kafeinë, por më pak se kafja.

Arsyeja kryesore përse duhet të zgjidhni çajin jeshil kur jeni të stresuar është falë përmbajtjes së një substance natyrale, të quajtur L-theanine, që gjendet vetëm tek bimët e çajit. Kjo substancë ka efekt qetësues të mendjes, largon ankthin dhe ndihmon të fokusohemi dhe përqendrohemi më mirë.

Forcon kockat

Çaji jeshil është gjithashtu i mirë për forcimin e kockave. Konsumimi i çajit jeshil është zgjidhja e duhur për ata që duan të kenë kocka të forta ose për të parandaluar dhimbje të tyre. Kjo është e rëndësishme sidomos për femrat pas menopauzës, të cilat kanë nevojë të mbrojnë veten nga osteoporoza. Çaji jeshil është gjithashtu i mirë për përshpejtimin e procesit të shërimit nëse keni përdredhur ndonjë kockë.

Parandalon plakjen e parakohshme

Nëse nuk jeni të bindur akoma, çaji jeshil është gjithashtu i mirë për lëkurën, duke qenë se parandalon procesin e plakjes dhe përmirëson gjendjen e lëkurës. Gjatë një studimi ët kryer tek 60 femra të moshës 40 deri në 65 vjeç, gjysma e femrave pinë çaj jeshil, ndërsa gjysma tjetër konsumuan pije të tjera çdo ditë për 12 javë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu