SPB në Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj Zoran Nogacheski (60) nga fshati Volino, ish-kryetar i Komunës së Debrcës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari në periudhën 2017–2025, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debrcës, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, nuk ka përcaktuar personat fizikë dhe juridikë që ishin pronarë, shfrytëzues ose bartës të së drejtës së disponimit me pasuri të paluajtshme në territorin e komunës, të cilët kishin detyrim të paguanin tatim në pronë.
Gjithashtu, sipas MPB-së, nuk është kryer as rivlerësimi tatimor i tyre, me ç’rast është shkaktuar dëm në buxhetin e Komunës së Debrcës në vlerë prej 431,245 denarësh.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit është dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë kompetente.(INA)










