“Kam gjak shqiptari, gjak serbi dhe gjak kroati”, flet djali i Bekim Fehmiut

Kur i tregova adresën taksistit, ai ma ktheu: “Pih, sa e urrej atë adresë!”

E pyeta: “Pse?”

“Paj, aty jeton ai shiptari, he nënën ia q*sha, dhënët Zoti të jetë shpërngulur në Kosovë”.

Ia kthej: “Ai është babai im”.

Ai: “Ja, e dh*va!”

Kështu thotë, ndër të tjera, në një intervistë për gazetën “Nedelnik” të Beogradit Uliks Fehmiu, aktor e djali i artistëve Bekim Fehmiu e Branka Petriq, në të cilën pohon të ketë gjak shqiptar, serb e kroat.

-Në fund të vitit të tretë të Akademisë kishte ikur turi i ortakëve të mi. Tashmë kishte nisur “revolucioni i trungjeve” dhe unë fillova të mendoja për largim. vera e parë kur nuk shkuam në detin kroat ishte 1991-shi. Atë verë shkuam në Ibic dhe që atëherë e bëm mendjen të kërkojmë viza amerikane në Ambasadën e SHBA në Barcelonë, por ishte festë, ambasada ishte e mbyllur, dhe u kthyem në Beograd. Atëbotë më priti njëra nga ofertat e para për të luajtur në një film, “Bulevardi i revolucionit” – ka rrëfyer për javoren “Nedelnik” aktori Ulisk Fehmiu, duke rikujtuar largimin në atë kohë nga vendi, transmeton Koha.net.

Ndërkohë ishte mbyllur kufiri, ndërsa ai kishte mbetur në Serbi, kurse ftesat për të shkuar në ushtri e për stërvitje ushtarake kishin nisur t’i rreshtohen.

– Nga Beogradi ishi larguar aktorët Rade Sherbexhia dhe Haris Burina. Një mbrëmje po kthehesha natën me taksi bashkë me një shokë dhe dy shoqe nga “Nana”. Kur ia tregova taksistit adresën, ai m’a ktheu: “Pih, bre, sa e urrej atë adresë!” – “Pse? e pyeta. “Paj aty jeton ai shiptari, nënën ia q*sha, dhënët Zoti të jetë shpërngulur në Kosovë”. Unë i them: “Ai është babai im”, ndërsa ai ma kthen: “Auh, ja që e dh*va!”

-Por për mua kjo nuk ishte gjë e re. Nuk jam larguar për këtë arsye. Nuk doja të shkoja ushtar, nuk kam dashur të shkoj në asnjë ushtri. Shokët e mi kishin nisur (jetën – v.j) në Amerikë me furrë. Më pyetën nëse mund të ndihmoja dhe Bekimi më dha ca para për t’iu dërguar. Kështu u bëra hisedarë i asaj furre derisa ende isha këtu, ka treguar ndër të tjera Ulisk Fehmiu.


1 Koment

  1. Ti ke Gjak Majmuni
    Nuk ka Gjak shqiptari Gjak kroati ose Serbi
    Ooo i Smut Ti je Gjak i flliqun si Baba si Ti Ju kuuuur smundeni me kan njerz Sa Te jesh me serb Ti ja jep kraun serbit duhesh me fol keq per shqiptaret Sa Te jesh me Kroatet Ti duhesh me fol keq per Serbet
    Ti nuk je Ti
    Ti je i humbun un i njof Serbet Kroatet ma mir se Ti ato Jan populli ma i poshter ne Europ eme ato mündet veten nje njeri si Ti me bo
    Ti je beogradski klloshar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu