Kamala Harris do të jap dorëheqje nga pozita e Senatit

Senatorja amerikane, Kamala Harris, do të jap dorëheqje nesër në Senat. Në mënyrë që të përgatitet për inaugurimin e planifikuar për 20 janar, sepse do të kryejë funksionin e nënpresidentit të SHBA-së. Guvernatori i Californisë, Gavin Newsham ka zgjedhur Sekretarin e Shtetit të atij shteti federal, Alex Padilla, për ta zëvendësuar në Senat, raporton cnn.

Harris fitoi një vend në senat në nëntor të vitit 2016 dhe u betua në janar 2017. Në atë kohë, Harris ishte prokurore e përgjithshme e Californisë. Harris bëri histori gjatë gjithë karrierës së saj, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë në Californi që shërbeu si senatore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu