Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për të dhënë një intervistë për emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta”. Rama bashkë me Fugën kanë zgjedhur të ulen në një kafe ndërkohë është surprizuar nga një shqiptar i cili punonte kamarier.
Biseda mes Ramës dhe kamarierit:
Edi Rama: Un caffe?
Kamarieri: Kafe ekspers?
Edi Rama: Uu shqiptar, hajde këtu mor figurë hajde, ulu, ulu. Kur ke ardh?
Kamarieri: Këtu në Itali jam që nga 2003.
Edi Rama: Nga je?
Kamarieri: Nga Elbasani.
Edi Rama: Gëzohem…
Kamarieri: Më erdhi shumë keq për tërmetin.
Edi Rama: Ça ti bëjmë. Italia na ka ndihmuar jashtëzakonisht. Na duhet mbështeteja e të gjithëve. Ne do ti bëjmë ato tonat se nuk do presim nga të tjerët, por këto janë gjëra që kalohen bashkarisht. Mirë pra, një kafe. Do kafe ti?
Foto:










