Kamberi uron Krasniqin: Sa më të mira partitë në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ka uruar sot Memli Krasniqin, pasi ky i fundit u zgjodh sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kamberi ka uruar Krasniqin suksese në udhëheqjen e partisë.

Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë. Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës. Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Memli Krasniqi zyrtarisht është zgjedhur sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Në Konventën e 10-të, Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr për katër vitet e ardhshme në PDK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu