Kanadaja ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Kanadaja ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Gëzohemi që në të ardhmen e afërt do të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si anëtare të 30 të aleancës”, ka bërë të ditur në twitter Ambasada e Kanadasë në Serbi.

Kanadaja është vendi i 18 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu