Kaos në mbledhje, Veliaj nxirret jashtë Kuvendit (VIDEO)

Erion Veliaj është nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit nga deputetët demokratë pas disa minutash debate aty duke dhënë edhe premtimin e tij: Teatri do të behet!

Në debat e sipër, kur deputetët e djathtë kërkonin me ngulm që ai të dilte, Veliaj zgjodhi të largohej nga salla duke thënë se i ftonte të gjithë në teatër edhe ata që nuk kishin qenë kurrë në të.

“Do bëni mirë të vini në Teatër, me vezët dhe Mamurrasin që nuk keni qenë kurrë atje”, tha Veliaj duke dalë jashtë.

Demokratët kërkuan largimin e tij nga mbledhja pasi sipas tyre ai nuk ishte i ftuar pavarësisht se ishte sjellë aty nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu