Kapen duke blerë vota, rrezikojnë 5 vite burg (FOTO)

Funksionarë lokal të Bashkimit Demokratik për Integrim janë fotografuar dhe inçizuar duke ofruar, por edhe duke dhënë para në dorë në disa zona të banuara me shqiptarë. Qytetarë të vendosur para aktit të kryer, të cilët kanë deklaruar se janë kushtëzuar ose të pranojnë para ose të ballafaqohen me pasoja si largimi nga puna, ose hakmarrje të tjera, kanë vendosur të denononcojnë këto raste por duke u siguruar për privatësinë e tyre.

Për rastet e këtilla ekzistojnë fotografi, audioinçizime dhe video inçizime ku activist dhe funksionarë lokal, të cilët kanë marë urdhëra nga shtabi qëndrorë u ofrojnë dhe u japin para qytetarëve për të siguruar votat e familjarëve të tyre. Jozyrtarisht mësohet se qytetarët të cilët kanë bërë këto inçizime të njëjtat ua kanë dorëzuar ambasadave të huaja në vend dhe organizatave joqeveritare të cilat monitorojnë zgjedhjet parlamentare, pasi vetëm tek ata kanë pasur besim për sigurinë dhe privatësinë e tyre. Burime tona thonë se të gjitha rastet janë duke u argumentuar dhe menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të gjithë personat që ju kanë ofruar para qytetarëve do të sanksionohen me ligj. Ata sipas ndryshimeve të reja të kodit zgjedhorë i pret dënimi me burg duke filluar nga 5 vite e më shumë, varësisht nga niveli i veprës dhe pasojat. Numri i denoncimeve nëpër ambasada dhe OJQ sa vjen e shtohet, ndërsa viktima të pasojave ligjore do të jenë pikërisht aktivistët lokal partiak, pasi zyrtarët më të lartë duke qenë në dijeni të pasojave i ikin takimit me qytetarët dhe mashtrojnë aktivistët lokal të partisë.

15322578_1329469297065964_1110066340_o


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu