Kapen sulmuesit e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir?

Policia e rajonit të Manastirit mbrëmë ka bastisur dy shtëpi dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale N.K. dhe A.N, me dyshimin se kanë hedhur koktej molotovët në Shtëpinë Muze të Kongresit të Alfabetit, njofton “Zhurnal”.

Siç mësohet, të dy personat janë dërguar në stacionin policor dhe janë marrë në pyetje. MPB theksoi se po vijon hetimet për zbardhjen e këtij sulmi që ndodhi mëngjesin e së martës, kur katër persona të maskuar kanë hedhur koktej molotovi në Shtëpinë e Alfabetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu