Kapet peshkaqeni 500 kilogramë në ujërat e Durrësit

Një peshkaqen është kapur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Adriatik nga peshkatarët durrsakë. Ka qenë peshkarexha ”Meduza” që e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër.

Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në një thellësi prej afro 170 metrash dhe peshon afërsisht 500 kilogramë.

Rastet e kapjes së peshkaqenëve në Adriatik janë shpeshtuar vitet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu