Ashtu si trajneri, edhe Armend Alimi beson se Shkëndija është rrugës së mirë për të kaluar në rundin tjetër të Champions League.
Kapiteni i Shkëndijës, Armend Alimi, ka thënë se për dallim nga ndeshja e parë, Shkëndija duhet të korrigjojë shënjestrën dhe të mos shpërdorojë rastet që i jepen.
“E dimë se kemi edhe 90 minuta për të arritur qëllimin dhe për të kaluar raundin e parë. Kemi një rezultat të mirë, por nuk do të thotë asgjë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për t’i gëzuar tifozët tanë”, tha ai.
“Është e vërtet që e dominuam ndeshjen në Talin, kishim posedim të topit, krijuam disa raste të mirë, por na mungoi finalizimi. Mendoj se nesër atë do ta përmirësojmë. Çdo herë ndeshja e parë është e vështirë, ndërsa në vijim mendoj që forma e lojtarëve vjen në nivelin e duhur”.
Sa i përket faktit që tetovarët do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve, Osmani u shpreh:
“Lojtari 12-të i Shkëndijës gjithmonë kanë qenë tifozët, “Ballistët”, ashtu që presim si në ndeshjet tjera Europiane që na kanë mbështetur edhe nesër i presim në një numër të madh që të në japin përkrahjen e duhur”.
Ndeshja Shkëndija-Nomme Kalju zhvillohet të martën, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 17:00.










