Karim Benzema, lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

Sulmuesi i Real Madridi, Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

Në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e futbollit evropian.

Në konkurrencë për lojtarin më të mirë ishin Karim Benzema, Kevin De Bruyne dhe Thibaut Courtois.

Si më i miri nga UEFA u zgjodh sulmuesi francez, Benzam që fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Ai ishte edhe shënuesi më i mirë në këtë garë me 15 gola. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu