Kasami: Ali Ahmetin e ka kap sindromi i Menduh Thaçit, nokautin do ja japin votuesit më 8 maj

Ali Ahmetin e ka kapur sindromi i Menduh Thacit i cili vetëm kërcënon dhe në terma kërcënues e ofendues frikëson popullin shqiptar, tha Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA i pyetur për deklaratën e Ali Ahmetit se do ta nokautojë në zgjehdjet e ardhshme.

“Ali Ahmetin e ka kapur sindromi i Menduh Thacit i cili vetëm kërcënon dhe në terma kërcënues e ofendues frikëson popullin shqiptar, mirëpo më 8 maj do ta marr përgjigjen dhe do përfundimisht do të merr nokaut teknik nga votuesit shqiptar të cilët i ka përbuzur dhe i ka varfëruar e shpërngulur tash e 20 vite”, tha Kasami.

Këto komente kreu i Lëvizjes BESA, njëherit dhe bartës i listës në zonën gjashtë zgjedhore e koalicionit VLEN, Bilall Kasami i bëri në intervistën dhënë për Euroneës Albania.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu