Kasami e cilëson vitin 2018 si një vit i së keqes ndërsa 2019-ta një shpresë e re

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka bërë një rekapitulim të zhvillimeve në Maqedoni dhe procesit që ka të bëj me shqiptarët.

“Lëvizja Besa gjatë këtij viti që po lëmë pas kaloj periudhën më sfiduese të pjekurisë politike por edhe u shëndrua në një ndër protagonistët kryesor në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Fatkeqësisht në aspektin politik mund të konstatojmë se Maqedonia nuk ka tejkaluar periudhën e krizës sidomos nga fakti se ende sistemi juridik i shtetit është shëndruar në “mall tregëtie” për të realizuar agjenda politike, dhe kjo për fat të keq mban Maqedoninë akoma më larg vlerave dhe parimeve evropiane.”, theksoi Kasami.

Ai tha më tej ,se viti 2018 do mbahet mend si viti amnestisë së krimit, mbulimi i aferave korruptive, politizimi i skajshëm i gjyqësorit si dhe shëndrimi i Kuvendit në institucion i cili pamundëson drejtësinë në vend.

“Në aspektin ekonomik, Maqedonia jo që nuk ka patur progres dhe rritje ekonomike por përkundrazi ka stagnim dhe përkeqësim. Kushtet e rënduara ekonomike, mospasja e perspektivës ka imponuar një dëshpërim të madh në popullatë që si zgjidhje të vetme sheh ikjen nga vendi duke gjetur strehim në vendet e zhvilluara evropiane duke ndërtuar ardhmërinë e tyre larg nga vendlindja”, theksoi kreu i Lëvizjes BESA.

Ai uroi që viti i ri të jetë një shpresë e re për qytetarët e Maqedonisë, një vit ku drejtësia do jet e arritshme për të gjithë, ku politika do jetë në shërbim tënsë drejtës dhe jo në shërbim të krimit. “Urojmë që viti që vjen pas të jetë vit i barazisë të plotë mes gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe me këtë të përmbyllet edhe integrimi i vendit në NATO dhe fillimi i negociatave për antarsim në BE.”, tha Kasami. Duke folur rreth qëndrimet për përkrahjen ose jo të ndryshimeve kushtetuese për emrin, Kasami shtoi se Kuvendi Qendror ka autorizuar Kryesinë Qendrore që konform përcaktimeve programore të Lëvizjes Besa të merr vendimin e duhur, vendim i cili do reflektojë përmes votimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përmes dy deputetëve të Lëvizjes Besa.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu