Kasami i përgjigjet Ahmetit: Tetova është e madhe për shkak se ka njerëz të “vegjël” që i shërbejnë asaj

Pas takimeve në malësinë e sharrit, kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami realizoi takim edhe me banorët e Shipkovicës. Ai deklaroi se në këto zgjedhje Besës i duhet shumicë në Tetovë për të përmirësuar dukshëm edhe malësinë e Sharrit.

Gjithashtu ai tha se tetova do t’i çlirojë shqiptarët e Maqedonisë. Më tej ai i është përgjigjur edhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ku dje deklaroi se “Tetova është e madhe për njerzit e vegjël”.

“Tetovën e bëjnë të madhe njerzit modest që i shërbejnë asaj, sepse ne punojmë me nderë dhe qeverisim si asnjëherë më parë me Tetovën dhe këtë e din edhe qytetarët. Tetova është e madhe për shkak se ka njerëz të “vegjël” që i shërbejnë asaj”, ka deklaruar Kasami nga Shipkovica.

Në fund ai deklaroi se nëse arrijnë në Tetovë të kenë shumicë, qytetit do t’i ndodh transformim total në çdo aspekt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu