Kasami: Lëvizja është e gatshme për të gjitha sfidat

Lëvizja BESA nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme, tha sot lideri Bilal Kasami në një konferencë për media.

“Nëse amendamentet kushtetuese janë prioritet për qeverinë, gjegjësisht përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, atëherë do të duhet të bëhet një kompromis për zgjedhje të parakohshme. Mendoj se nëse ka vullnet për zgjidhjen e problemeve aktuale në aspektin e integrimit ekonomik dhe energjetik dhe menaxhimit të dobët të institucioneve, shpresoj të biem dakord për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje”, tha Kasami.

“Të nderuar gazetarë, Te dashur qytetarë,

Lëvizja BESA në vazhdimësi ka krijuar politikat e saja duke u bazuar në kapacitetet intelektuale dhe profesionale të cilat burojnë nga kuadrot më të mira që kontribojnë në ndërtimin e pozicioneve politike.

Pas një kohe konsultimesh të gjëra dhe sidomos duke marë parasysh thirrjes publike të lëshuar nga Kryesia e Qendrore për të ekipuar sekretariatin e departamenteve me profesionistët më të mirë, sot me kënaqësi dua të shpalos rrumbullaksimin e këtij procesi dhe të bëjmë publik ekipin me të cilin do përfaqësohet çdo departament në kuadër të sekretariatit të departamenteve.

Ky ekip i përzgjedhur nga profesionistë të vërtet të sferave të ndryshme do të jetë zëri kryesor i artikulimit të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët në të gjitha institucionet.

Drejtorët e përzgjedhur në krye të departamenteve përkatëse do ndërtojnë qendrimet politike, duke vëzhguar punën e çdo ministrie në veçanti dhe duke paraqitur kritikat ndaj pushtetit aktual por njëkohësisht duke ofruar edhe zgjidhje të problematikave të ndryshme.

Ne sot me këtë përzgjedhje në krye të drejtorive të departamenteve po prezantojmë ekip me të cilin do ofrojmë programin më të mirë zgjedhor për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare kurdo që ato të ndodhin.

Për në fund, ne duam të përçojmë mesazhin tonë se Lëvizja BESA është gati për tu ballafaquar me gjitha sfidat dhe normalisht duke synuar fitore në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare paraqesim seriozitetin tonë për t’i dalë ballë menaxhimit me çdo institucion për të ndryshuar mentalitetin e udhëheqjes që kanë instaluar partitë në pushtetin aktual.

Unë personalisht i uroj punë të mbarë gjithë drejtorëve të sapo zgjedhur të departamenteve. Suksese dhe na priftë e mbara!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu