Kasami: Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të bëhen gati për në burg

VLEN ka sjellur energjinë dhe dëshirën për punë e cila ka munguar me vite në pushtetin qendror. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në shënimin e 100 ditëve të kësaj Qeverie.

“Ne kemi përveshur mangët për ta prekur me punë çdo vendbanim shqiptarë të harruar nga e kaluara. VLEN është pranë çdo qyteti dhe fshati shqiptar, është pranë zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve. Ne nuk jemi vetëm koalicion, jemi një familje e cilat po punon çdo ditë me mundin më të madhë për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve.

Sot jemi krenarë për atë se çka kemi arritur në 100 ditëshin e parë me punë efikase dhe dinamikë të jashtëzakonshme. VLEN është pjesë e qeverisë për të përmirësuar ekonominë, për të sjellur reforma në arsim dhe shëndetësi, zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

NE JEMI GATI PËR TË PUNUAR PËR SHQIPTARËT, ATA DUHET TË BËHEN GATI PËR NË BURG!”, ka deklaruar Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu