Kasami: Politikanët me dosje nuk mund t’i realizojnë çështjet kombëtare

Bilall Kasami në emisionin Zig Zag ka thënë se të drejtat e shqiptarëve nuk janë realizuar deri tani, ngase shqiptarët janë udhëhequr nga politikanë që kanë pranuar të shantazhohen dhe pozicionin politik e kanë shfrytëzuar vetëm për përfitime personale.

“Ne e pamë se vetëm në disa raste, politikanët bartës të proceseve politike shqiptare këtu në Maqedoni, nga dy tender siç është rasti me Maxhar Telekomin kanë marrë, mbi 5 milion euro, çdo njëri nga këtë, dhe sot kanë procedime penale para gjykatave amerikane, nuk mund me politikanë të tillë të realizohen të drejtat e shqiptarëve.  Vlerësoj se me politikanë të tillë të cilët kanë precedent penal, që janë me dosje para Prokurorisë Speciale Publike nuk mund të realizohen çështjet kombëtare”, ka thënë Kasami, duke shtuar se edhe po të ketë të tillë në Lëvizjen BESA dhe koalicioni ‘Rilindje me BESË’, “ata politikanë do të duhet vet të ballafaqohen me të kaluarën e tyre dhe në asnjë moment unë si kryetar nuk do të toleroj që hipotekat individuale të çdo funksionari të Lëvizjes BESA, bëhen hipoteka të subjektit të cilin drejtoj dhe përmes kësaj të bëhen hipoteka të gjithë shqiptarëve”

Kasami mes tjerash ka thënë se tani në skenën politike shqiptarë është një subjekt i cili do të merret me çështjen shqiptare dhe këtë duhet ta pranoj edhe pala maqedonase.

Ai tha se në bisedimet për Qeveri pala shqiptare gjithmonë ka pranuar që shef i bisedimeve të jetë ish Drejtori i DKS-së, i cili nga përgjimet doli se për çdo funksionarë ka pasur një dosje ka pasur një dokument për t’i shantazhuar ata.

“E pamë se këtë funksionarë ishin të gatshëm të pranojnë edhe stemën e luanit. Votën shqiptarët ja kanë dhënë politikanëve shqiptarë dhe ato fajin e kërkojnë të partia shqiptare. Kjo po vërehet edhe me faktin e shqiptarët me të madhe po rreshtohen në koalicionin ‘Rilindje me BESË’. Ne vlerësojmë se nëse subjekti politik shqiptarë ka funksionar që janë të gatshëm që qëndrojnë stoik në bisedimet për formatimin e Qeverisë dhe ndërtimin e këtij shteti, nuk do të pranojnë që të shantazhohen nga pala maqedonase, unë vlerësoj se në Maqedoni është i mundur Ridefinimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu