Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit! Bashkë me Taravarin do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin

Derisa VLEN pritet të jetë pjese e Qeverisë, Arben Taravari nga ky koalicion nuk pretendon të merr ndonjë post ministror. Ai thotë se do të vazhdojë të drejtojë me komunën e Gostivarit.

“Nuk kemi një plan as që e kemi biseduar. Mandatin prej qytetarëve të Gostivarit e kamë marr për katër vjet, do të ishte jo korrekte të tërhiqem dhe të mbahen zgjedhje përsëri në vjeshtë dhe përsëri në vjeshtën tjetër zgjedhje. Kjo është lodhje edhe për qytetarin por edhe për partitë politike. Nuk e them se kam një vendim definitiv, ulemi e mendojmë e shohim si do të jetë strategjia, por në parim mendoj të vazhdoj si kryetar komune. Kemi kuadro plotë që mund të udhëheqin dikastere të caktuara më mirë se unë”, tha Taravari.

Ndërkohë edhe Bilall Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit për të vazhduar si kryetari i komunës së Tetovës.

“Sa i përket zgjidhjes time, vetë qytetarët e Tetovës treguan se mua më pret shumë punë në Tetovë, të cilët janë hapur dhe që duhet të vazhdojnë dhe do të duhet të vazhdojë me përgjegjësi. Gjithë kjo betejë nuk ka qenë individuale, por ka qenë betejë për shqiptarët që tua rikthejmë dinjitetin”, është shprehur Kasami.

Ende nuk dihet nëse liderët tjerë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi do ta dorëzojnë mandatin e deputetit për të udhëhequr ndonjë ministri, nëse VLEN bëhet pjesë e Qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu