Kasami: Takimet të bëhen në Kuvend, jo në hotelet e Shkupit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Jess Baily. Pas takimit, Kasami tha se në takim kanë sqaruar situatën në të cilën gjendet vendi pas formimit të qeverisë së re.

“Është një komunikim i rregullt të cilin ne kemi vendosur dhe vazhdojmë të kemi me diplomat të huaj që ashtu siç kontribuan në përkrahjen e ndryshimit transferim të qetë të pushtetit, që të kontribuojnë edhe më tej bashkërisht me ndihmën e tyre të ndërtojmë një pushtet dhe të mos lejojmë që të na kthehet dhe të na ndodh ajo që na ndodhi gjatë qeverisjes OBRM-PDUKM-BDI”, deklaroi pas takimit Kasami.

Në një deklaratë për TV Shenja, Kasami ka komentuar edhe takimin e sotëm të liderëve të partive politike dhe mosprezencën e tij në këtë takim. Ai tha se është koha që koordinimet mes partive shqiptare të bëhen në Kuvend, dhe jo në hotele të Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu