Kasami: Tirana të bashkëpunojë me përfaqësuesit zyrtarë shqiptarë, jo vetëm me Ali Ahmetin

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ngritur kritika lidhur me mënyrën se si zhvillohen takimet zyrtare mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe atyre shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të bërë në “Çim Peka Live” në SYRI TV, ai theksoi se bashkëpunimi institucional duhet të përfshijë të gjithë përfaqësuesit legjitimë shqiptarë në qeveri dhe pushtet lokal, e jo të fokusohet vetëm te individë të caktuar.

Kasami u shpreh se Tirana dhe Prishtina duhet të respektojnë përfaqësimin institucional, duke përmendur zëvendëskryeministrin e parë Bekim Sali dhe kryetarët e komunave shqiptare si partnerë të drejtpërdrejtë në bashkëpunim.

Ai kritikoi gjithashtu pjesëmarrjen e figurave politike si Ali Ahmeti në takime që, sipas tij, kanë karakter ministror dhe protokollar, duke kërkuar më shumë balancë dhe përfaqësim të drejtë në marrëdhëniet mes palëve.

Intervista në studio: 

Kasami: Një përfaqësues zyrtar i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ishte Ali Ahmeti, që nuk e dinim në çfarë cilësie Ali Ahmeti ishte në një takim ministror apo të diasporës shqiptare. Pra, ne kërkojmë atë që kërkojmë edhe nga Prishtina edhe nga Tirana. Pra kërkojmë që edhe Tirana të bashkëpunojë institucionalisht me Bilal Kasamin si kryetar i Bashkisë apo i Komunës së Tetovës, me Bekim Salin si zëvendëskryeministër i parë që përfaqëson shqiptarët në qeveri, apo me përfaqësues të tjerë të dikastereve të cilët udhëhiqen nga shqiptarët, dhe jo të vijnë dhe… apo ministra apo zyrtarë të Tiranës të vijnë dhe të takojnë Ali Ahmetin në rast apo pa rast.

Peka: Nuk kishte asnjë ftesë për ju nga Samiti i Diasporës?

Kasami: Jo, jo. Asnjë zyrtar të kësaj qeverie s’ishte, kryeparlamentari në një takim, një vizitë shumë protokollare për të mbuluar gjithë atë. Por ne e shohim të panevojshme Ali Ahmetin si përfaqësues politik të jetë në një takim ku marrin pjesë ministra apo…

Peka: Zoti Mexhiti nuk ishte i ftuar te Samiti i Diasporës?

Kasami: Jo, jo. Ishte vetëm Ali Ahmeti. Vetëm Ali Ahmeti edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut zoti Afrim Gashi.

Peka: Po që është zyrtar.

Kasami: Është zyrtar po nuk është në nivelin e përfaqësimit në këtë rast të ministrave, sepse ishte një takim ku kishte ministra, kryetarë bashkish, komunash e kështu me radhë. Pra, aty nuk kishte asnjë ministër dhe asnjë kryetar të komunave shqiptare.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu