Kastriot Rexhepi: Ridefinimi është zgjidhja e vetme afatgjate për Maqedoninë

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, në debatin televiziv në emisionin Top Tema në Televizionin Telma duke e analizuar situatën aktuale politike dhe pozitën e shqiptarëve në shtet deklaroi se Lëvizja BESA tanimë dy vite po angazhohet seriozisht që realiteti shoqëror të reflektohet edhe në sistemin shtetërorë duke argumentuar më tej se si shoqëri përballemi me probleme etnike, ku shteti diskriminon në bazë etnike dhe për t’u zgjidhur kjo medoemos duhet bërë deetnizimi i shtetit, pra shteti të jetë i të gjithë qytetarëve e jo ekskluzivisht i maqedonasve. Pa u ndryshuar ky realitet, vështirë se mund të flasim për koncept qytetarë.

Më tej Kastriot Rexhepi u shpreh se platforma e Lëvizjes BESA ‘’Ridefinimi’’ është zgjidhja e vetme afatgjate për Maqedoninë për të mbijetuar si shtet i përbashkët i maqedonasve, shqiptarëve dhe gjithë të tjerëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu