Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut evakuohen nga Sudani

Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar të shtunën nga Sudani I cili që nga 15 prilli është përfshirë në konfliktin e armatosur. Nga Ministria e Punëve të Jashtme in formojnë se evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën ata shprehim mirënjohjentë sinqertë.

Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin Xheda të Arabisë Saudite.

MPJ

“Ambasada jonë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës, duke përfshirë Europën, ShBA-në dhe nga rajoni ynë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë edhe Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina”.

Ministria e Punëve të Jashtme monitoron me kujdes zhvillimin e situatës në Sudan dhe është në komunikim me vendet që kanë përfaqësitë e tyre diplomatike konsullore në vend. MPJ I bën apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Sudanit që ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu