KE: Niveli i borxhit publik 79,9% më i lartë ndër vendet kandidate për tu integruar BE

Niveli i borxhit publik në Shqipëri është më i larti në rajon. Sipas vlerësimeve të komisionit Europian për tre-mujorin e fundit të 2020 niveli i borxhit publik vlerësohet të arrij në 79.9% . Kjo e ndikuar direkt nga rënia ekonomike dhe pandemia.Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia ndërkohë që Kosova shteti më i ri në rajon rezulton me nivelin me të ulët të borxhit.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Europian pavarësisht krizës ekonomike të ndikuar, Kosova rezulton se e ka nivelin e borxhit publik vetëm 25.7%.Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2019 treguesit financiarë të vendeve të rajonit janë përkeqësuar në tërësi.

Ndërkohë përsa i përket rritjes ekonomike Komisioni Europian thekson se gjatë 2020 Shqipëria do të ketë një tkurrje prej 6.8% ndërsa rikuperimi gjatë këtij viti duket i vogël.Sipas raportit të Komisionit Europian rritja gjatë 2021 pritet të jetë vetëm 3.7% që rezulton të jetë niveli më i ulët në krahasim me vendet e rajonit.

Pandemia ka ndikuar gjithashtu edhe në rritjen e papunësisë e ndikuar direkt nga mbyllja e një sërë bizneseve në vend. Po ashtu niveli i pagave ka pësuar një rënie pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë duke përjashtuar vetëm disa segmente publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu