Kendall tallet me buzët e motrës së saj Kylie dhe brendin e produkteve të saj kozmetike

Kendall Jenner nuk është treguar e përmbajtur në ngacmimin e motrës së saj, Kylie Jenner, në një prej episodeve të “Keeping Up With The Kardashians”.

Në disa pamje të publikuara nga E!, shfaqet modelja e famshme teksa i lyen buzët me një prej buzëkuqeve nga brendi i motrës së saj.

Kendall është paraqitur me paruke ngjyrë rozë duke e imituar motrën e saj dhe njëherësh i lyen buzët duke i paraqitur të zmadhuara ashtu siç i ka Kylie.

24-vjeçarja pos buzëve i ka lyer edhe buzët dhe fytyrën duke bërë në këtë mënyrë shaka në adresë së motrës së saj.

“Oh Zot, ndjenjë mahnitëse në lëkurën time. Ndjehem shumë mirë!”, është shprehur Kendall.

Më pas, ajo i ka bërë një video-telefonatë motrës së saj duke i thënë: “Unë jam Kylie”, ndërsa jo ia ka kthyer: “Dukesh e ëmbël sikur Kylie”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu